Komedia " Evrope qite n'veti" do të shfaqet në Bujanoc më 29 Dhjetor
Organizata "Shpresa" në Bujanoc organizon në shtëpinë e kulturës në Bujanoc komedinë "Evrope qite n'veti".Sipas kryetarit të kësaj organizate, Nevzad Lutfiu ky është organizimi i fundit për këtë vit duke e përmbyllur një vit mjaft të suksesshëm sa i përket aktiviteteve kulturore.
Komedia do të shfaqet më 29 Dhjetor ( e Premte) me fillim prej orës 16:00 me aktorët Avni Shkodra, Ernest Zymberi dhe Kushtrim Qerimi.
Të interesuarit mundë të bëjnë rezervimet në numrat e telefoni 062- 451754, 063-8401403 dhe hyrja për këtë shfaqje kushton 200 dinarë./Titulli.com/